Shpallen filmat dhe aktorët më të mirë në People’s Choice Awards 2016.
People’s Choice Awards 2016, event vjetor që vlerëson produksionet televizive, kinematografike dhe muzikore bazuar në preferencat e publikut amerikan, është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Microsoft Theatre në Los Angeles. Ceremonia e ndarjes së çmmeve është prezantuar nga aktorja Jane Lynch.
Pasi ju njohëm me fituesit në kategorinë e produksioneve televizive është radha të njihemi me fituesit në kategorinë Kinematografi.
People’s Choice Awards kanë rikonfirmuar Johnny Depp si aktorin më të dashur nga publiku amerikan sëbashku me Channing Tatum, ndërsa Sandra Bullock dhe Dakota Johnson janë aktoret më të preferuara të vitit.
Vin Diesel teksa ka marrë dy çmime për filmin Fast & Furious 7, si filmi më i mirë dhe film aksion më i mirë, ka kujtuar në një fjalim emocionues mikun e tij Paul Walker. Në kategorinë film janë shpallur fitues gjithashtu Matt Damon me çmimin filmi dramatik më i mirë (The Martian) si edhe Barden Bellas në sequel-in e Pitch Perfect 2, si filmi komedi më i mirë.
Në vazhdim fituesit e çmimeve në kategorinë kinema.
FILM ME I MIRE
Fast & Furious 7 (Furious 7), regjia James Wan
FILMI DRAMATIK ME I MIRE
The Martian (The Martian), regjia Ridley Scott
FILMI KOMEDI ME I MIRE
Pitch Perfect 2, regjia Elizabeth Banks
FILMI AKSION ME I MIRE
Fast & Furious 7 (Furious 7), regjia James Wan
FILM ME I MIRE FAMILJAR
Minions, regjia Pierre Coffin dhe Kyle Balda
FILMI ME I MIRE THRILLER
Taken 3, regjia Olivier Megaton
AKTORI ME I MIRE
Channing Tatum
AKTORJA ME E MIRE
Sandra Bullock
AKTORI ME I MIRE NE NJE FILM DRAMATIK
Johnny Depp
AKTORJA ME E MIRE NE NJE FILM DRAMATIK
Dakota Johnson
AKTORI ME I MIRE NE NJE FILM KOMEDI
Kevin Hart
AKTORJA ME E MIRE NE NJE FILM KOMEDI
Melissa McCarthy
AKTORI ME I MIRE NE NJE FILM AKSION
Chris Hemsworth
AKTORJA ME E MIRE NE NJE FILM AKSION
Shailene Woodley
ZERI ME I MIRE NE NJE FILM TE ANIMUAR
Selena Gomez