“Pop Culture”, ka nisur sot transmetimin në Top Channel me dy moderatorët e njohur Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema.
Dhe për t’i dhenë vemendjen e duhur programit të ri që zevendësoi formatin patriot Select, hapja e Pop Culture ka ardhur në një mënyre alla scoop tv, ku dy moderatoret janë puthur në buzë! Puthja në emisionin e parë tashmë duket se është kthyer në një traditë. Pasi në sezonin e kaluar, të njëjtën gjë kanë bërë moderatorët e “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu dhe Devis Muka.
Pas puthjes, Dojna dhe Kelvi kanë hedhur batuta me njëri-tjetrin. Ka qenë pikërisht Kelvi ai që e ka nisur duke thënë: “Kur e bënë ata të “Fiksit”, pse mos ta bëjmë edhe ne?”.
E kjo është pasuar nga Dojna, e cila ia ka kthyer: “Çfarë do të thonë tani, që jemi heteroseksualë?”
Video e puthjes ne vazhdim.