Pokemon GO, më i kërkuari në Google dhe më i përdorur se Facebook!

Pokémon GO po korr një sukses të pa precedent që kurrë nuk do e kishim imagjinuar! Edhe pse ende nuk është i disponueshëm për të gjitha vendet, jehona që dhe loja interaktive ka bërë për vete miliona përdorues që janë aktiv në pjesën më të madhe të ditës në kërkim të krijesave Pokemon. Në vetëm gati një javë në dyqanin e Google, Play Store janë regjistruar më shumë se 10 milionë download, një shifër domethënëse për një app që momentalisht është i disponueshëm vetëm në USA, Australi dhe Zelandën e Re. Dhe sikur këto të dhëna mos mjaftonin Pokémon GO është më i kërkuar se porno në motorin e kërkimit të Google. Për më tepër ajo që do t’ju çudisê për suksesin e Pokemon GO është përdorimi i tij nga një përdorues i vetëm mesatarisht në ditë e kalon përdorimin e Facebook, që deri më sot mbante primatin.

KOMENTO