PornHub, website-i i njohur i filmave me pullë të kuqe, ka vendosur të investoj në teknologjinë e re Virtual Reality. Nga sot, do jetë e mundur shikimi i disa videove në një plan 360° me çdo paisje VR, falë bashkëpunimit të portalit, me një dyqan online të videove porno në realitet virtual me emërin BaDoink. Për momentin katalogu nuk është shumë i pasur, por në të ardhmen, numëri i filmave në dispozicion mendohet të rritet.

Suporti për realitetin virtual të PornHub është i disponueshëm për browser-in e Android dhe iOS, edhe pse është i nevojshëm shkarkimi i një app-i për të aksesuar përmbajtjet. Gjithashtu është i disponueshëm një app Oculus i dedikuar.

Evolucioni i pajisjeve për realitetin virtual, gjatë muajve të fundit, ka përjetuar një rritje shumë të fortë; ishte e pashmangshme që edhe një treg i tillë i rëndësishëm si ai i pornografisë, të implementonte këtë teknologji të re në shërbimet e ofruara për përdoruesit. Natyrisht vetëm për të rriturit.