Ka filluar mbremjen e djeshme në ekranin e Star TV seriali i shumë pritur Muhteşem Yüzyıl Kösem. Sequel i Sulltani i Madhërishëm është një nga produksionet dhe ngjarjet televizive më të diskutuara të momentit dhe premiera e tij ka pasur një jehonë të madhe jo vetëm në Turqi.
Episodi i parë i cili u transmetua dje në orën 19.55 në Star TV është renditur i dyti në preferencat e publikut turk, me një rating 5.88 dhe share 14.61. Ndërsa vazhdon të kryesoj mbrëmjen e të enjteve Lugina e Ujqërve Kurthi e cila ka shënuar një rezultat me një rating 7.2 dhe share 18.00.
Më poshtë tabela me të dhënat e audiencës për 10 programet më të ndjekura gjatë ditë së djeshme.
Nëse nuk keni pasur mundësi të ndiqni episodin e parë te Kosem mund ta ndiqni online në IMA TV duke klikuar këtu.