Vala së shpejti do të ofrojë për abonentët shërbimet 3G dhe LTE

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka shpallur fituesin për avancimin e platformës së saj të operatorit mobil “Vala” në gjeneratën e tretë 3G pas tri ankesave. Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutchland AG” & “Cacttus sh.a” – për pjesën e parë dhe “Nokia Solutions and Networks Oy”, Finland.

Vec 3G, PTK do ta ofrojë dhe shërbimin 4G, për klientët me kontrate ose post-paid. Sherbimet 3G do te ofrohen per klientet me parapagim, ose pre-paid. 

Pjesa e parë do ‘ti kushtojë PTK-së 27,989,999 euro, ndërsa pjesa e dytë 3,934,924 euro. Me afër 32 milionë euro,” Vala” ka në plan që konsumatorëve të saj t’u ofrojë internet me cilësi të lartë e shpejtësi të madhe në telefona të mençur mobilë që ofron edhe shërbimet si -telefonata me video dhe TV në celular.

PTK është përballur tri herë me ankesa të operatorëve të ndryshëm që nga dhjetori të cilët ankoheshin se PTK-ja nuk duhej të përfillte procedura të negociuara për avancimin e saj në 3G.

Burimi | RTK

loading...

KOMENTO