Publikohet videoklipi i “Besoj”, këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Junior Eurovision | VIDEO

Ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë Klesta Qehaja, këngëtarja nga Prishtina, me këngën “Besoj” ishte fitueska e edicionit të 52-të të Festivalit për Fëmijë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2016 në Veleta të Maltës.

JESC ka publikuar edhe videoklipin zyrtar të këngës, e cila do të prezantojë vendin në 20 Nëntor në versionin për fëmijë të Eurovision.