Ndërkohë që vazhdojnë audicionet për përzgjedhjen e fytyrave të reja, kanali televiziv më i ri në Itali, me qendër në Tiranë Agon Channel Italia ditët e fundit është venë në shënjester edhe të të apasionuarëve pas serialeve.
Në fakt ajo që na ka tërhequr vemendjen këto ditë ka qenë reagimi i publikut italian, ku pas një komenti këshillues nga stafi i IMA (InfoMedia Albania) për të transmetuar serialin e sukssëshëm turk Muhteşem Yüzyıl, komentet në fanpage-in e Agon Channel Italia nuk kanë pasur të rreshtur.
Seriali Sulejmani i Madherishem (Il Secolo Magnifico) nuk është i panjohur për teleshikuesin italian. Vitin e kaluar në kanali me pagesë Babel Tv u trasmetuan 20 episodet e para, falë këtij seriali kanali tematik arriti të mbërtheje përpara ekranit një numër të kosideruar teleshikuesish duke shënuar shifra të kënaqshme në audiencën italiane dhe të vetë programacionit të kanalit. Babel Tv mbylli transmetimet ne mars te 2014 per arsye ekonomike, si pasojë publiku italian humbi mundësinë për të ndjekur vazhdimin e serialit të bazuar mbi jetën e Sulltan Sulejmanit në Pallatin Topkapi në Stamboll.
Nga ai moment, teleshikuesit italian kanë dërguar me qindra email-e në televizione të ndryshme italiane, kanë krijuar grupe nv rrjetet sociale për të marrë vëmendjen e ndonjë media që t’a risjellë në trasmetim serialin. Tashmë, pas sinjalizimit të IMA, këta teleshikues kanë një shpresë për të ndjekur vazhdimin e ‘Il Secolo Magnifico’ dhe ajo është Agon Channel Italia. Këmbëngulja e tyre nuk ka kaluar pa u venë re, pasi CEO-t e televizionit, kanë falendeuar teleshikuesit italian për sugjerimin e serialit hit nëpërmjet faqes në facebook, duke na lënë të kuptojme që kjo mund të jetë një shenjë e mirë.