Pushimet vanitoze të Vip-ave shqiptarë!

A e dini pse kjo verë meriton të quhet stina e dashurisë së vip-ave? Edhe pse një verë tekanjoze me temperatura të luhatshme, sërish kjo nuk ka penguar askënd që të realizojë pushimet e shumëpritura përgjatë gjithë vitit. Gazeta Dita, ka hedhur një vështrim mbi destinacionet e personazheve tonë publik. Italia dhe Greqia kryesojnë zgjedhjen e vip-ave tanë. Nga fotot duken se të gjithë kanë kaluar kohë më familjet e tyre dhe shumë pak prej tyre kanë pushuar në grupe të mëdha miqsh. Një verë kushtuar intimitetit dhe fotove vanitoze!

Arbana Osmani

Prezantuesja e parë në TCH këtë vit ka marrë makinën dhe i ka rënë përqark Italisë bashkë me partnerin e saj, Tirin. Pushimet Arbana i bën gjithmonë në çift. Ajo tregon për miqtë e saj se gjatë vitit kalon shumë kohë me projektet televizive dhe me miqtë. Ndaj një herë në vit ajo dhe Tiri duan të rrinë vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Arbana Osmani

Xhemi Shehu

Xhemi Shehu ka zgjedhur Turqinë bashkë me djalin dhe Bashkëshortin e saj. Turqia është një destinacion i dashur për bukuroshen Xhemi Shehu, e cila ka një djalë 3 vjec dhe për të ky është vendi i duhur ku mund të gjejnë paqe familjarët. Plus që për ju që se dini Xhemi Shehu flet shumë mirë turqisht, pasi ka studiuar në kolegjin turk në Tiranë.

Xhemi Shehu

Alban Dudushi

Prezantuesi i top shoë Alban Dudushi ka qënë ngado. Dudushi ka zgjedhur Pargën për të disatën herë. Edhe Dudushi ka zgjedhur makinën, si kolegja e tij Osmani. Turi i pushimeve sa bashku me partneren e tij, Bjeta Sulo ka përshkuar destinacione si: Jugu i Shqipërisë, Parga e Greqisë dhe janë përmbyllur me një ndalesë në Voskopojë. Duhet pak fresk para nisjes së sezonit të ri.

Alban Dudushi me partneren

Blendi Fevziu

Ai është një nga personazhet që udhëton më së shumti gjatë gjithë vitit. Por sigurisht vera nuk të lejon të jesh në shtëpi dhe Blendi Fevziu di të zgjedh në hartë. Këtë vit gazetari ka zgjedhur Italinë së bashku më bashkëshorten e tij Ines dhe vajzën Mishel. Ndryshe nga gjithë kolegët e tij, Fevziu nuk ka ndrojë nga vaniteti dhe nuk është kursyer me foto të bukura në instagram. Ai nuk denjon të tregojë se është edhe një natyrë sportive duke bërë lojëra në ujë. Destinacionet e tij kanë qenë të shumta, si Kapri, Porto cervo, Piza, Siena, Monte Carlo, dhe në fund pak San Trope.

Blendi Fevziu

Alketa Vejsiu

Ajo ka rënë në dashuri me Toskanën. Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu edhe këtë verë ka zgjedhur fushat e gjelbërta të Toskanës në Itali. Por ajo nuk ka lënë pa shijuar edhe jugun e Shqipërisë. Nga fotot duket se Alketa i jep shumë rëndësi jetës prej “dame”. Ajo kujdeset që të përçojë tek fansat e saj në fb dhe instagram, një grua me shije, që lexon, dhe që blen shumë syze dielli.

Alketa Vejsiu

Armina Mevlani

Ajo nuk pushon së provokuari edhe me pushime. Vetëm një foto e Arminës dhe rrjetet sociale marrin flakë. Por këtë verë bukuroshja Mevlani ka tërhequr vëmendjen e saj jo vetëm pse është e bukur por më së shumti, për lidhjen e dashurisë me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Armina ka pushuar nëpër Shqipëri dhe jashtë saj, ku miq të afërt thonë së këto ditë është bashkë më të dashurin e s Zenin ne Madrid si një cikita e vërtetë. Gjatë pushimeve në Shqipëri Armina ka nisur edhe të lexojë një libër. Nga fotoja duket se është diku nga faqja e parë ose e dytë, por me siguri që tashmë duhet t’i ketë shkuar në fund. Me bekimin e zotit, kuptohet.

Armina Mevlani, e dashura e  djalit te Sali Berishës

Rozana Radi me Sonin në Turqi

Pas suksesit në Top Fest duket se Soni Malaj është treguar mirënjohëse për tekstin e bukur që i dha Radi. Që të dyja kanë kaluar kohë të mirë në Turqi, në Amara Rezort. Me siguri Soni pas këtyre pushimeve duhet të ketë bërë të tjera me vazjën dhe bashkëshortin e saj por në këtë pikë ajo tregohet mjaft e rezervuar.

Soni Malaj dhe Rozana Radi

Bleona dhe Angela Martini

“Bukuroshe të vetmuara”. Ky është titulli që i shkon pushimeve të këtyre dy vajzave. Kengëtarja Qerreti dhe modelja Angela Martini janë parë në krahët e njëra-tjetrës gjatë gjithë verës. Ato kanë pushuar në Ibiza dhe më pas në Mykonos, në ishullin e famshëm grek. Po cc’doni aty moj vajza? Aty vecc djemve të bukur gay nuk do të gjeni ngushëllim tjetër për vetminë tuaj. Sidoqoftë për Bleonën vlen një këshilla dashamirëse: Bleona të lutem rinovo garderobën dhe vishu në plazh jo sikur je në skënë. Ku shkon më atë kanotiere me zvarovksi?!

bleona

Bleona dhe Angela

Sonila Meco

Kjo verë për Sonila Mecon ka qënë e qetë. Ajo ka pushuar bashkë më Drinin dhe vajzën Amaris në Dardhë dhe në Kroaci. Mjaft aktive në face bosk Meco e cila tashmë pregatitet për një sezon të ri në Agon Channel.

Sonila Meço në Dardhë

Dalina Buzi

Themeluesja e faqes Anabel, këtë vit ka pushuar me bashkëshortin, Soni, dhe dy vajzat në Shqipëri. Buzi është më aktive në instagram, duke postuar foto nga pushimet e saj si në Sarandë por edhe tek Gjiri i Lalzit në shtëpinë e mikut dhe bashkëpunëtorit Ardit Gjebresë. Dalina ka shfaqur me krenari linjat e saj të reja dhe vlen të komplimentohet për këtë trup.

Dalina Buzi

Rudina Xhunga

Gazetarja e Shqip, në Tch ka pushuar në qytetin e origjinës, në Vlorë. Nga disa statuse në tëitter ajo ka shijuar bashkë me Vajzën Alana dhe bashkëshortin Tanin, rrezet e ngrohta por edhe ushqimin e mirë në një nga restorantet e Orikumit. Me siguri do ketë shijuar edhe një kafe me prindërit e Zahos së vogël i cili është gjithashtu në Vlorë dhe si për rastësi edhe Rudina edhe kryeministri Rama kanë bërë të njëjtin status lidhur me restorantin në Orikum. Ndoshta thjesht rastësi?!

Rudina Xhunga me bashkëshortin dhe vajzën

***

Ilir Meta

Familja Meta ka shijuar bregdetin shqiptar. Ata i janë rikthyer traditës së tyre në Jal. Por sigurisht familja ka shijuar edhe rrezet në shtëpinë e tyre në gjirin e Lalzit. Ilir Meta ka mbyllur pushimet me një kovë me akull mbi krye, duke ju bashkuar nismës ICE Bucket Challenge. Deri më tani është i vetmi politikan që ka guxuar të pranojë nominimin.

3

Eneida Tarifa

Prezantuesja e Portokalli dhe këngëtarja Eneida Tarifa ka pushuar bashkë me familjen e saj në Shqipëri. Së bashku me bashkëshortin Erionin dhe vajzën Aria po kalojnë disa ditë relaksi në Livadhë të Himarës.

Eneda Tarifa

Aurela Hoxha

Ajo është një personazh i showbizz e cila nuk prodhon kurrë lajme por gjithmonë është diku e gjendur dhe ne vendosëm të përfshijmë në listën tonë. Aurela Hoxha së bashku me mikun e saj më të ngushtë, fotografin Endrit Mërtiri kanë fotografuar, upps na falni shijuar Caprin. Aurela ka postuar mjaft foto nga ishulli i bukur i Kaprit. Ajo është e rezervuar për të bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me një djalë nga Tropoja. Por për fat nuk rezervohet aspak për të zbuluar hiret e saj. Kjo është Aurela dhe ne e kemi prapseprapë xhan.

Aurela Hoxha me Endrit Mertirin

Selami Kolonja

Ai që i këndon gjithmonë emigrantëve është shndërruar pa dashje në një emigrant. Kolonja ka qenë i pafat me këto pushime të cilat i kreu në Ksamil të Sarandës. Ai është gjendur përballë një ngjarje të pakëndshme në kthim tek syri i kaltër. Persona të panjohur kanë thyer dhe vjedhur makinën e këngëtarit shqiptarë të Strugës. Në një status të dëshpëruar në fb Kolonja është treguar elegant duke fajësuar vetëm kriminelët te cilët sqaroi se :janë rraca që s’kanë komb. Shpresojmë që kjo të mos jetë një ngjarje për të lënë aq gjurmë sa ai të mos vijë më në Shqipëri.

selamiu me familjebn

makina selamiut e aksidentuar

 

Mero Baze

Ai nuk është shkëputur asnjëherë plotësisht nga dashuria e tij, Tema. Por hera-herës gazetari ka shfaqur pamje të qeta në Twitter nga Shqipëria por edhe Greqia, ku ka qëndruar në hotelin Grand Bretagne.

Mero Baze në Athinë

loading...

KOMENTO