Qeveria e Shqiperisë ka hequr dorë nga përpjekjet e saj për të ekstraduar biznesmenin Italian me residencë në UK Francesco Becchetti
Qeveria Shqiptare deklaroi sot se asnjë kërkesë ankimore nuk do ushtrohet kundër vendimit që pushoi cështjen e ekstradimit ndaj Francesco Becchetti-t
Vendimi i shpallur sot ((July 20, 2016) në Gjykatën e Magjistratëve të Westminster mbyll formalisht presionin e forte prej me shumë se nje vjecar ndaj Z. Becchetti – pronar dhe president i klubit te Futbollit Leyton Orient Football Club – dhe të punësuarve të tij në Shqipëri.
Më herët gjatë këtij muaji, një seancë e mbajtur në Gjykatën e Magjistratëve të Westminster konstatoi se dokumenti i paraqitur nga Qeveria Shqiptare në mbështetje të cështjes së ekstradimit ishte “totalisht devijues”.
Dokumenti bënte një sërë referimesh falso lidhur me ligjin Shqiptar, përfshirë atë sipas të cilit një kërkesë ekstradimi nuk mund të tërhiqej, dhe madje Ministri mund të kishte “sanksione” në Shqipëri nëse do ta tërhiqte këtë kërkesë.
Gjyqtarja, e Distriktit Gjyqësor, Nina Tempia, konstatoi se këto pretendime ishin të pavërteta. Ajo konkludoi se ka patur një përpjekje për të “manipuluar dhe uzurpuar” procesin gjyqësor nga Qeveria Shqiptare dhe vendosi që procedimi ndaj Z.Becchetti të pushohet.
Fillimisht Qeveria Shiptare deklaroi se ajo do të apelonte vendimin për pushimin e procedimt. Ndërsa sot ajo deklaroi se nuk do të ushtrohet ankim ndaj këtij vendimi.
Pas shpalljes se vendimit të Qeverisë Shqipare sot në gjykatë, Z. Becchetti tha: “Perfundimisht pas më shumë se një viti, dhe pas një lufte të gjatë kundër një përndjekjeje të pabazuar ndaj meje dhe punonjësve të mij, erdhi vendimi i parë i drejtë nga Qeveria Shqiptare. Mos apelimi I vendimit të gjykatës dhe dhënia fund e këtij procedimi me motivim politik ishte minimum që ne prisnim. Duhet të bëhet tani mbyllja e menjëherëshme e të gjithë procedimeve të tjera kundër meje në Shqipëri që kanë mbetur të pazgjidhura.”
Julian Knowles QC, i cili përfaqësoi Z. Becchetti dhe Z. De Renzis, tha se përmbajtja e dokumentit nënkuptonte se “Shqipëria u përpoq të gënjente Gjykatën.”
Historiku u cështjes:
Në një betejë ligjore me argumenta ligjorë te fortë kundër autoriteteve Shqiptare, Z. Becchetti, 49, dhe avokatët e tij pretenduan që akuzat ndaj tij dhe Z. De Renzis, sëbashku me përpjekjet për ekstradimin e të dyve, ishin politikisht të motivuara.
Interesat e biznesit në Shqipëri te Z. Becchetti ishin faktori kyc prapa përpjekjeve te procedimit ligjor të drejtuar efektivisht nga Kryeministri i Qeverise Socialiste, Edi Rama. Pak pasi Z. Rama u zgjodh në vitin 2013, u lancuan hetimet ndaj shoqërive të Z. Becchetti dhe ndaj aspekteve financiare e fiskale të tyre.
Kanali televiziv Agon në Shqipëri, në zotërim të Z. Becchetti, ka qënë një kritik i hapur i Qeverisë Rama. Programet investigative të Agon trajtuan skema potenciale mashtrimi apo korupsioni në Shqipëri. Një skandal lidhur me kartat e identitetit, që lejoi njerëzit të votonin disa here, u ekspozua prej tij. Pas një fushate perndjekëse ndaj gazetarëve që punonin për këtë kanal telviziv, Agon u mbyll nga Qeveria Shqiptare ne vitin 2015. Z. Becchetti, në momentin e mbylljes, tha se qeveria “kishte synim ti mbyllte gojen televizionit Agon.”
Bizneset e tjera te Becchettit në Shqipëri përfshijnë ndërtimin e një hidrocentrali (Projekti i Kalivacit).
Pas ardhjes ne pushtet të qeverisë së Z. Rama në 2013, autoritetet Shqiptare filluan një sërë investigimesh ndaj bizneseve të zotëruara nga Becchetti. Vijuan me sekuestro e masa sigurimimi qe bllokuan llogaritë e likuiditetin financiar të të pesë shoqërive të Becchettit.
Në Qershor të vitit të kaluar Z. Becchetti ju drejtua me padi arbitrazhi seksionit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Bankës Botërore në Washington DC – Qëndrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarreveshjeve lidhur me Investimet (ICSID). Në Mars të këtij viti gjykata e arbitrazhit ICSID mori vendim ndaj Qeverisë së Shqipërisë, dhe e urdhëroi qeverine e Z. Rama të pezulloje procesin penal dhe atë të ekstradimit ndaj Z. Becchetti dhe Z. De Renzis.
Pavarësisht se urdhërimi i kësaj gjykate është i detyrueshëm për Shqipërinë, dokumenti i dërguar menjëherë pas këtij urdhëri ne autoritetin kompetent në UK, në Prill 2016, deklaronte që Qeveria Shqiptare nuk mund të zbatonte urdhërin e ICSID-it.
Burimi Leyton Orient