RadioTelevizioni Italian do të jetë në qëndër të investigimeve nga autoriteti anti-korrupsion në Itali, lidhur me punësimet si edhe për ekzistencën e një konflikti të mundshëm interesi. Ka qënë Raffaele Cantone i cili ka konfirmuar lajmet rreth hetimit duke dhënë edhe arsyet e hetimit ndaj televizionit.
Sipas tij, Drejtori i përgjithshëm Antonio Campo Dall’Orto, ka dhënë vetëm përgjigje përciptazi lidhur me pyetjet e hetuesve. Skandali shkon edhe më tej, Me kërkesën e Këshillit Administrativ të RAI për emërimin e 224 punonjësve, koston stratosferike të mbulimit të Giro d’Italia e cila shkon në rreth 11 milionë euro, po ashtu edhe për faktin se qeveria do të kufizojë shërbimin për imazhet kryesore të gjigandit publik italian.
Si rezulat i këtyre zhvillimeve që priten të zgjasin ditën e nesërme bordi i RAI do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme./imalbania.com/