Shefi i njohur Renato Mekolli ka vendosur të rikthej faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Kishte kohë që Renato nuk ishte më pjesë e rrjetit të njohur Facebook me një faqe të tijën. Të gjithë fansat e tij që donin të dinin më shumë rreth të rejave për të ju duhej të drejtoheshin profilit të tij në instagram apo profilit në FB, por dihet që ky i fundit ka kufizime përsa i përket numërit të fansave gjë që e bënte të pamundur pranimin e të gjithëve. Ndoshta pjesëmarrja e Renatos në spektaklin e TV Klan Dance with Me 3 ka bërë që shefi i Masterchef të përdor përsëri faqen në Facebook për të kërkuar edhe më shumë suport në sfidën e re që e pret.