Pas katër sezonesh ABC ka vendosur të anulojë Revenge, një lajm që do të trishtojë pa mas të apasionuarit e serialit, por duhet pranuar se seriali së fundmi po rrezikonte të “shkatërronte” suksesin e arritur deri tani nga sezonet e mëparshme.
“Ne mund të themi zyrtarisht për fansat tanë se ky do të jetë fundi i historisë”, thotë producent ekzekutiv Sunil Nayar për EW. “Kemi folur me drejtuesit e rrjetit televiziv dhe donim të ishim të sigurt për zyrtarizimin. Tani që të gjithë kanë parë finalen, që ishte është e shkëlqyer, të gjithë kanë kuptuar se, edhe pse e duam shfaqjen, ishte e nevojshme të përfundonte. Ajo çfarë do të shohim pas dy javësh do të jetë episodi final i Revenge “.
Pra, episodi i fundit i Revenge do të titullohet “Two Graves”(Dy varret) dhe do të transmetohet në ABC të dielën, në 10 Maj.
Revenge vazhdon të jetë një nga serialet më popullor dhe mjaft i dashur në mbarë botën. Si një ndjekes i rregullt i serialit nuk më mbetet gjë tjeter veçse të shpresoj në një finale të denje të shfaqjes.
Kujtojmë që Revenge është duke u transmetuar në Shqipëri nga Vizion Plus, i cili mori parasysh sygjerimin e IMA për të blerë serialin.