Ka shumë teori të ndryshme kur puna vjen te një nga ceremonitë më të shumë pritura të vitit, një nga ato më të rëndësishmet për industrinë e muzikës dhe nderimin e punës së artistëve dhe promovimit të videove të tyre muzikore; një nga ceremonitë që gjithashtu prezantohet nga një rrjet televiziv që nuk ka më edhe lidhjen më të vogël me botën e muzikës dhe artit.

MTV ka qënë shumë e qartë kur nga vitet ’00 filloi ta largojë imazhin e një televizioni që transmetonte video dhe muzikë dhe gjithashtu promovonte artistë të rinj dhe ato të vjetrit që donin sërish shkëlqimin e dikurshëm… pra MTV ka qënë shumë e qartë me ne kur e ktheu programacionin në dispozicion të reality show-ve të ndryshëm. Me shumë keqardhje na duhet të pranojmë se sot ky rrjet i ‘’muzikës’’ ka zënë pikërisht vendin e atyre artistëve që donin sërish shkëlqimin e dikurshëm. Nata e 24 Gushtit 2014 na verifikoi akoma më shumë që MTV po mundohet që me shumë nostalgji dhe pendim të përsërisë historinë e bukur të fillimit dhe të vetmen që mijra fansa të muzikës mbajnë mend si diçka me të vërtetë autenike.

454094926

Gjithçka ishte e fokusuar më së miri në mënyrën e hipnotizimit të shikueshmërisë tradicionale pop. Producentët ishin shumë të qartë me idetë e tyrë që në momentin kur vendosën t’i jepnin grupit 5 Seconds of Summer, që u bënë të njohur vetëm 5 muaj më pare, kohë televizive gjatë shfaqjes kryesore dhe lanë jashtë saj këngëtarin Jason Derulo, i njohur në industrinë muzikore që para 5 vitesh. Shumë emra të tjerë të famshëm janë lënë jashtë listës së performuesve dhe kjo vlen për t’u përmendur sidomos pas faktit që tashmë MTV luan lojën e fansave. Pse jo?! Shumë të tjerë janë duke e bërë, le të mos themi që të gjithë e kanë bërë dhe do ta bëjnë. Në fakt një bravo për MTV-në; duke zgjedhur si performues grupin 5 Seconds of Summer, ceremonia jo vetëm që zuri 8 nga 10 slotet e mudnshme të trendeve në rrjetin social Twitter, por edhe theu një rekord cicërimash me ndihmën e një nga grupeve më të reja në industri, por në të njëjtën kohë me më shumë se 43 milion fansa dhe me një album me shitje prej 1 milion kopjesh.

Ky nuk është viti i parë që MTV luan lojë të pisët. Do të rikthehemi shumë shpejt në ceremoninë e natës së 24 Gushtit por për një moment le të hedhim sytë mbrapa në kohë, në vitin 2007, kur producentët e shfaqes vendosën që Britney Spears duhet të hapte shfaqjen. Këngëtarja nuk kishte patur një këngë hit që nga viti 2005 dhe shumë të tjerëve i vinin në mendje me dhjetra emra të tjerë që mund të kishin hapur shfaqjen. Por prit… MTV donte skandal. Ja pse ato zgjodhën Britney Spears për të hapur programin. E sapo dalë nga rehabilitacioni, me probleme shëndetësore, psikologjike dhe familjare, Spears ishte zgjedhja perfekte që VMA-të e vitit 2007 të kishin rreth 8 milion shikues.

Ceremonia dhe nderimi i atyre që ndërtuan 2014 në botën e muzikës u zhvillua në Inglewood, Kaliforni, në një skene relativisht njësoj me përmasa në krahasim me skenën e vitit të kaluar, aty ku Miley Cyrus bëri histori me kërcimin e saj të turpshëm dhe ndau Robin Thicke nga gruaja e tij. Këtë vit, për efekte shikueshmërie, nuk kishte si të mungonte Cyrus dhe polemikat e saj, kësaj here aspak të turpshme, por shumë njerëzore. Kur ish-Hannah Montana fitoi çmimin për Videon më të Mirë të Vitit për ‘’Wrecking Ball’’ vendosi që fjalimin e pranimit të çmimit ta bënte Jesse, një nga 1,7 milion të pastrehët që jetojnë në rrugët e Amerikës.

2014-mtv-vma-best-dressed-copy1-600x450

Ndërkohë nuk munguan edhe trendet e ndryshme të modës që ranë në sy në tapetin e kuq të këtij viti, ku si gjithmonë nuk mungonte Sway që intervistonte disa (shumë pak) nga artistët që kalonin. Bashkë me të këtë vit ishin edhe Lucy Hale dhe Christina Garibaldi. Pak më tutje Becky G dhe Ingrid Nilsen po ndihmonin me zgjimin e medias dhe rrjeteve sociale duke detyruar fansat të klikonin dhe të ndiqnin faqet e MTV-së në internet ‘’për më shumë lajme’’. 6 minutat e fundit të shfaqjes së tapetit të kuq iu dhanë grupit Fifth Harmony, të cilat fituan edhe çmimin Artist to Watch, dhe Charli XCX, që kënduan hitet ‘’Bo$$’’ dhe ‘’Boom Clap’’ respektivisht.

Disa nga pamjet dhe veshjet që na ngelën më shumë në mëndje se të tjerat ishin: Jennifer Lopez, Rita Ora, Kim Kardashian West dhe dekolteja e saj, Kendall dhe Kylie Jenner, Katie Stevens me një kopje të bukur të fustanit të Beyoncé për Grammyt e vitit 2013, Jessie J dhe karateristja Solange. Taylor Swift, Ariana Grande dhe vetë Beyoncé zhgënjyen me ‘’fustanet e tyre’’. Nga ana tjetër, Katy Perry u shfaq shumë e veçantë bashkë me shokun e saj RiFF RAFF të maskuar si Britney Spears dhe Justin Timberlake në ceremoninë AMA të vitit 2001 dhe Nicki Minaj doli e thjeshtë dhe shumë ndryshe nga vitet e kaluara. Nga meshkujt Darren Criss, Adam Levine dhe Nick Jonas lanë përshtypjet më të mira ndërkohë që Chris Brown dhe Jason Derulo e çuan goxha larg konceptin e monkromizmit.

2014 MTV Video Music Awards - Show (3)

Edhe pse ceremonia e çmimeve nuk kishte një prezantues, komediani Jay Pharoah shërbeu si entertainer-i i natës duke u shfaqur në skëne një herë si Jay-Z dhe herën tjetër si Kanye ëest duke shkaktuar të qeshura te publiku, madje edhe te Kim Kardashian West. Ariana Grande e nisi ceremoninë me këngën ‘’Break Free’’. Pas saj Nicki Minaj shokoi audiencën me ‘’Anaconda’’ edhe pse asnjëri nga ato dhe nga ne nuk pa një gjarpër në skenë; dhe në fund të dyja këngëtaret iu bashkuan Jessie J në skënë për të kënduar hitin e tyre ‘’Bang Bang’’, ndërkohë që Minaj pati një problem me fustanin e saj shumë ekspozues por ia doli me sukses te mos ekspozonte gjëra që s’duheshin.

Reagimet këtë vit gjithashtu nuk munguan. Nëse vjet kishim familjen Smith dhe Taylor Swift këtë vit patëm Rita Ora dhe Miley Cyrus që me fytyrat e tyre shprehën atë që miliona shikues po thonin me zë të lartë nga shtëpia kur po shikonin performancat e ‘’Anaconda’’-s dhe të ‘’Shake It Off’’.

ritaora-640x480

Performancat këtë vit, ashtu siç i quan edhe ‘Billboard’ në artikullin e tyre: ishin shumë më poshtë në krahasim me vitet e kaluara. Kishte shumë pak potencial, shumë pak lëvizje, këndime të vakëta dhe kërcime monotone. Në qoftë se i jemi mirënjohës për një gjë kësaj ceremonie ishte fakti që nuk pamë skandale si ai i vitit të shkuar, gjithçka ishte shumë herë më e moderuar dhe me klas. Edhe levizjet ‘’rrugaçërore’’ të Nicki Minaj nuk zgjatën as 25 sekonda dhe u harruan shumë shpejt. Por, në përgjithësi është e vërtetë, këtë vit nuk kishte asnjë performancë autentike. Në qoftë së do të quajmë një nga performancat më të mira, do të quanim atë të Beyoncés, ku mungoi klasi dhe këndimi perfekt i pritur, por pati efekte speciale dhe ishte një 15-minutësh i përdorur shumë mirë për të treguar se si Beyoncé-s i pëlqen ta ulë by**** në prehrin e burrit të saj.

GTY_beyonce_jayz_blue_ivy_jef_140824_16x9_608

Disa nga performancat e tjera, që u përfshinë më shumë në këndim dhe më pak në kërcim ose stinte të ndryshem ishin ato të: Sam Smith me ‘’Stay With Me’’, Maroon 5 me ‘’Maps’’ dhe ‘’One More Night’’ dhe 5 Seconds of Summer me ‘’Amnesia’’. Ndërkohë Iggy Azalea dhe Rita Ora na dhanë një përformancë të pritshme me ‘’Black Widow’’ dhe Usher me ‘’She Came to Give It to You’’ pati momentin më kulminant kur Nicki Minaj doli sërish në skenë.

Në pjesën e çmimeve, Beyoncé ishte fituesja e natës me plot 4 çmime duke përfshirë këtu: Best Collaboration, Best Cinematography, Best Video with a Social Message dhe së fundmi çmimin më të rëndësishëm të natës “Michael Jackson Video Vanguard Award” i cili në vitin 1988 iu dha Mbretit të Pop-it, në 2011 iu dha Britney Spears-it dhe një vit përpara iu dha Justin Timberlake. Rrepistja australiane, Iggy Azalea pavarësisht se u nominua tetë herë, nuk fitoi asnjë nga çmimet. Nga ana tjetër, Ed Sheeran mori në shtëpi çmimin Best Male, Katy Perry fitoi për Best Female, Ariana Grande për Best Pop Video; Best Rock Video u fitua nga Lorde dhe Drake me Majid Jordan fituan Best Hip-Hop Video edhe pse këta të fundit nuk u shfaqën në ceremoni për të pranuar çmimin. Çmime të tjera si: MTV Clubland Award u fitua nga Zedd dhe Hayley Williams, Best Direction nga DJ Snake dhe Lil Jon, Best Choreography nga Sia dhe Best Visual Effects nga banda e re OK Go. Eminem gjithashtu nuk u largua pa asgjë pasi mori çmimin Best Editing për videon ‘’Rap God’’ dhe Arcade Fire morën çmimin Best Art Direction për ‘’Reflektor’’. 5 Seconds of Summer fituan çmimin Best Lyric Video për këngën ‘’Don’t Stop’’.

Si përfundim, ky vit i ceremonisë së VMA na tregoi shumë gjëra. Përveçe provoi se jo çdo vit është i mbushur me skandale si ai i Miley Cyrus, i Britney Spears apo edhe ai i Kanye West, gjithashtu na tregoi se një pjesë e madhe e asaj që ne sot quajmë MTV ka vdekur dhe është larguar bashkë me autenticitetin e viteve kur ky rrjet pati kulmin e tij.

IMA / Florion Peni

loading...

KOMENTO