Revista Forbes publikon listën e aktorëve më të paguar të Hollywood-it për 2014

Si çdo vit në fund të muajit korrik revista ekonomike Forbes publikon klasifikimin e emrave të aktorëve më të paguar të Hollywood-it. Pasuria e aktorëve bazohet jo vetëm nga të ardhurat e përfituara nga profesioni, por edhe nga sponsorët dhe reklamat ku ata janë pjesë.

Edhe këtë vit aktori më i paguar është Robert Downey Jr, protagonist i tre filmave të suksesshëm («The Avengers», «Iron Man 3» dhe «Chef – Receta perfekte») që i kanë siguruar aktorit një pasuri prej 75 milion dollar.

10420000_10152410270522530_4067375431125936318_n

Në vendin e dytë është pozicionuar Dwayne Johnson me 52 milion dollar. Aktori i cili është gjithashtu një wrestler i njohur, këtë vit ka pushtuar publikun me rolin e tij në «Fast and Furious 6», «G.I. Joe – Hakmarrja» dhe «Hercules – The Warrior».

file_205457_0_Snitch_Dwayne_Johnson

Më poshtë gjejmë Bradley Cooper, që këtë vit ka përfituar 46 milion dollar. Një rol si protagonist në filmin «The Hangover Part III» dhe dy role si aktor jo protagonist në «American Hustle» dhe «Silver Linings Playbook» për të cilet është kandiduar në çmimet Oscar.

0x600

 

Në top ten nuk mund të mungonte Leonardo Di Caprio, që edhe pse vazhdon të mos fitojë asnjë çmim Oscar si aktor protagonist, mbetet një nga aktorët më të mirë të Hollywood-it dhe një emër garanci për producentët kinematografik. Dy filmat ku ka luajtur si protagonist vitin e fundit «The Wolf of Wall Street» dhe «The Great Gatsby» kanë arkëtuar përkatësisht 395 milion dollar dhe 351 milion dollar, nga të cilat Leo ka çuar në shtëpi 39 milion dollar.

0x600 (1)

I pesti në klasifikim me 37 milion dollar të ardhura Chris Hemsworth. Aktori mori famë ndërkobëtare falë rolit si protagonist në filmin «Thor» dhe «The Avengers» 

0x600 (2)

Në vendin e gjashtë pozicionohet aktori Liam Neeson. Aktori irlandezo-verior, që u bë i njohur në të gjithë botën në 1993 me rolin e biznesmenit gjerman Oscar Schindler në filmin «Schindler’s List» i Steven Spielberg, këtë vit ka çuar në shtëpi 36 milion dollar.

 

Liam-Neeson-2

Viti i fundit nuk ka qenë nga më të mirët për Ben Affleck. Kur Warner Bros lajmëroi se kishte zgjedhur protagonistin e ri të filmit të ri të Batman që do të dal në 2016, publiku online nuk e priti dhe aq mirë lajmin. Më pas episodi i pakëndshëm në një cazino të Las Vegas ku aktori u kap në flagrancë tek po mashtronte në lojë pokeri. Gjithsesi Affleck do mund të ngushëllohet me 35 milion dollarët e arkëtuara këtë vit.

0x600 (3)

 

Pas suksesit si aktor protagonist në rolin e Batman në disa prej filmave të sagës, Christian Bale është bërë një nga aktorët më të dashur të Hollywood-it. Ky vit solli për të një kandidaturë për Oscar me rolin e tij në filmin «American Hustle» dhe 35 milion dollar fitim,

Christian-Bale-1

Edhe pse filmi «After Earth» nuk u prit mire nga kritika, aktori amerikan Will Smith vazhdon të mbetet një nga aktorët më të dashur dhe më të paguar të Hollywood-it. Ky vit për të u mbyll me 32 milion dollar të arkëtuar.

Will-Smith

 

Në mbyllje të top ten gjejmë Mark Wahlberg. Aktori amerikan me dhunti të shumta ka arkëtuar vitin e fundit 32 milion dollar.

Mark-Wahlberg_Acting-Methods_HD_768x432-16x9

loading...

KOMENTO