Pas lajmit të përhapur prej “Lapsit” se producenti i Top Channel, Rezart Aga mund të ishtë në bisedime për një pozicion të ri në TV Klan, gjë të cilën e shoqëronte edhe me një foto, në të cilën producenti ndodhej në ambientet shplodhëse të “Klanit”, gjithçka mesa duket ka qënë një aludim i pavërtet.
I kontatuar nga Info Media Albania, Aga shprehet se ishte thjesht një kafe mes miqsh dhe asnjë bisedë për një pozicion të ri duke ironizuar edhe portalin që kishte shfaqur këtë lajm.
Rezart Aga është një nga producentët më të rëndësishëm të medias shqiptare, ai është pjesë e Top Channel tashmë prej shumë vitesh ku aktualisht është autor edhe i MasterChef dhe Në 1 Javë.
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim