Eshtë nga ato personazhe që pak shfaqet dhe flet për veten por mbetet nga të paktat që ende ka një publik të zgjedhur që e ndjek dhe e do.
E kemi fjalën për prezantuesen e TVSH, Aulona Minga, e cila do të rikthehet, sigurisht në të njëjtin ekran, me emisionin e saj “Kafe e së Dielës”.
E ndërsa gjatë gjithë javës e kemi shijuar kafenë e mëngjesit nën rutinën e përditshmërisë, një tjetër kuptim ka kafeja e së dielës e cila mund të shijohet këndshëm në një ditë pushimi nën shoqërinë e një të ftuari special në studion e “Kafe e së Dielës”, në një bashkëbisedim relaksues me Aulona Mingën.
Dukje filluar nga kjo e diel, në ekranin e TVSH rikthehet “Kafe e së Dielës” me sezonin e 7-të.