Rikthehet luftëtarja e drejtësisë Pretty Guardian Sailor Moon Crystal

Një nga serialet e animuar më të suksesshëm që ka shoqëruar fëmijërinë e miliona teleshikuesve të rinj në mbarë botën do të vijë në një version të ri nën titullin Pretty Guardian Sailor Moon Crystal. Toei Animation, shtëpia e produksionit japonez që po ndjek projektin ka publikuar trailer-in e parë zyrtar – që sipas autoreve i ka qëndruar besnik produksionit të vitit 1992 – të manga-s me krijuese Naoko Takeuchi.

Në serial rigjejmë personazhin e Usagi Tsukino, me uniformën prej marinare nga e cila merr titull edhe seriali. Studentja dembele dhe e ngathët e shkollës së mesme e gjen veten në rolin e Sailor Moon, luftëtarja e Dashurisë dhe Drejtësisë, pas takimit me Luna-n, një mace e zezë që flet me simbolin e gjysëm henës mbi ballë. Tashmë misioni i saj është të gjej Kristalin e Argjendtë të Iluzionit dhe të mbrojë Princeshën e Hënës, me ndihmen e mikeshave të saj, të tjera luftëtare Sailor Mërkuri, Sailor Mars, Sailor Jupiter dhe Sailor Venus.

Episodi i parë do të transmetohet në Japoni, në kanalin Niconico në 5 korrik, dhe do mund të ndiqet në të gjithë botën nëpërmjet faqes së kanalit, në këtë adresë.

loading...

KOMENTO