Rikthehet “Lugina e Ujqërve” !

A do të rikthehet përsëri ” Lugina e Ujqërve”? Aktori Necati Sasmaz, i njohur si Polat Alemdari i “Luginës së Ujqërve” përgatitet të rikthehet me një film kinematografik. 

Filmi “Kurtlar Vadisi Vatan” (Lugina e Ujqërve Atdheu) ka nisur xhirimet në Antalia dhe kompania  ka publikuar fotot  nga shesh-xhirimi. Filmi do të shfaqet së shpejti në kinematë turke dhe ato të jashtme, por kompania nuk ka publikuar ende muajin dhe datën e saktë të premierës. “Milliyet” thotë se në film do të luajnë aktorët e famshëm që kanë luajtur për vite me radhë në serialin “Lugina e Ujqërve”. 

Filmi pritet me shumë kureshtje, veçanërisht pasi këtë vit Necati Sasmaz nuk u rikthye si zakonisht. Por ka vendosur të rikthehet me një film kinematografi. Më parë u zhvillua një gjyq që kërkonte bllokimin e filmave të këtij seriali. Aktori Necati Sasmas,  pati deklaruar se filmi i ri do t’i kushtohej grushtit të shtetit të ndodhur në Turqi. Por nuk dihet ende nëse filmi do të trajtojën këtë temë që ka thenë.

KOMENTO