Programi veror Summerland rikthehet në ekranin e Agon Channel me sezonin e dytë pas sezonit të parë të vitit të kaluar pjesë e të cilit ishin edhe moderatorët e njohur Bledi Strakosha dhe Jona Spahiu, para se të largoheshin nga ky televizion. E ndërkohë që Bledi Strakosha i është drejtuar audiencës online me programet e tij, Jona Spahiu po shijon suksesin në programin Select në Top Channel, Agon Channel ka vendosur të risjellë në ekran formatin i cili gjatë sezonit veror do të zëvendësoj Agonland.
Ashtu si edhe AgonLand, formati veror do të pasqyrojë edhe këtë sezon argëtim, festat, sfilatat, cocktailet dhe jetën e natës, duke u zhvendosur në disa nga clube-t dhe vendet më të bukura të bregdetit shqiptar, pikërisht aty ku “gumëzhon” rinia shqiptare. Vera nuk do të kishte kuptim pa muzikën, ashtu siç nuk do të kishte kuptim SummerLand pa të ftuarit special këngëtarët që e gjallërojnë jetën e natës me zërin e tyre në koncertet Live kudo në Shqipëri. Pjesë e programit do të jetë padyshim muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj dhe personalitetet e showbizit shqiptar që do të na shoqërojnë përgjatë programit të peshkuar nga dy moderatoret Roza Lati dhe Romina Ruda. Takimi i parë me SummerLand do të jetë të Premten në date 20 Qershor 2014.
Më poshtë mund të shikoni spotin televiziv që po transmetohet këto ditë në Agon Channel