Talk show më i famshëm i ekranit shqiptar Top Show nis këtë sezon me 2 Shtator në ekranin e Top Channel.
Këto ditë ka filluar të transmetohet spoti televiziv ku shohim dy thumbistet Aulona dhe Fatma tek shohin dhe komentojnë disa fragmente nga sezoni i kaluar në wallin e studios. Video ndërpritet nga një tjetër material, ku shohim Alban Dudushin tek anunçon ditën dhe oraret e fillimit te sezonit te ri. Ndërkohë, që mbetet një enigmë se cilët do të jenë emrat e prezantuesëve që do të shoqerojnë Dudushin në Top Show Magazine, duke pasur parasysh se dy vajzat janë shtatezëna në ditet e fundit, në pritje të fëmijve të tyre të parë.
Moderatori Alban Dudushi edhe ne kete sezon do te jetë protagonisti i mbrëmjeve në second time më të ftuarit e tij për të diskutuar rreth temave dhe aktualitetit që na shoqëron çdo ditë.
Edhe këtë sezon nuk do të mungojë takimi i përjavshëm me Top Show Magazine që do nisë të enjten e 4 shtatorit.
Takimimet janë, me Top Show nga 2 Shtatori ora 22.45 dhe me Top Show Mag, nga 4 Shtatori ora 22.45.