Lojërat e 31-ta Olimpike Verore, “Rio 2016”, që për sportdashësit po percillet drejtpërdrejtë nga Rrjeti i RTSH, ulin sonte siparin e tyre. Pas afro 20 ditëve garave, pasi disa sporte e nisën konkurrimin disa ditë para ceremonisë së hapjes, festivali më i madh sportiv në planet mbyllet me një tjetër ceremoni. Ashtu sikundër ceremonia e hapjes, e cila theu një sërë tabush sa i përket kostos, por edhe konceptit dhe mesazheve që përcolli, edhe ajo e mbylljes pritet të ketë risi të tjera.
Ceremonia e mbylljes së kësaj Olimpiade do të vijë sonte pas mesnate, rreth orës 00:50, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.