“Nëse do t’ju thoja që konkurrentët e X Factor Britain do të këndonin në një pallat të një ish-diktatori, ju me siguri do të mendonit se është një nga shakatë e producentit Simon Cowell,” shkruan Daily Mirror.
Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, i ka bërë kërkesë producentëve të X-Factor Britain, që fazën e trajnimit të konkurrentëve të saj ta bëjë në Pallatin e Brigadave në Shqipëri, ish-rezidenca e mbretit Zog.
Për momentin asnjë vendim nuk është marrë dhe Simon Cowell nuk është akoma i bindur se ç’do të bëjë me sugjerimin e Rita Ora-s.
Disa burime thonë se organizatorët kanë nevojë të gjejnë vendet e përshtatshme për transmetim live dhe duhet të përballen me çështjen e ndryshimit të orës nëpër vende të ndryshme.
“Për transmetimin live ka shumë faktorë teknikë që duhen marrë parasysh,” tha një i brendshëm i XFactor Britain.
Një mik i ngushtë i Ritës tha: “Rita është shumë krenare për origjinën shqiptare dhe ka bashkëpunuar me Shqipërinë e Kosovën në shumë raste”.
Së fundmi Rita u nderua si Ambasadore Nderi e Kosovës në Britani.