Vdes në moshën 63 vjeç Robin Williams, dyshohet vetëvrasje

Aktori i njohur Robin Williams është gjetur i vdekur në banesën e tij në Kaliforni të hënën e 11 gushtit 2014.

Sipas policisë pista kryesore për vdekjen e 63 vjeçarit është ajo e një vetëvrasjeje.

Policia lokale informon se aktori i njohur për filmat si “Good Morning Vietnam” është gjetur i vdekur në banesën e tij menjëherë pasi oficerët I ishin përgjigjur një telefonate emergjence.

Williams ka fituar dhe një Oskar për rolin e tij në “Good Will Hunting”.

Në të kaluarën e tij ka pasur dhe problem me alkoolin dhe drogën.

loading...

KOMENTO