Erionin ishte e veshtirë ta takoje. Përveç orarit të punës ai është I angazhuar edhe në dublimet e filmave vizatimore, I rezervon kohe miqve te tij dhe patjeter familjes per te cilen nuk ekziston “jo” si përgjigje. Ne I “vodhëm” pak kohe gjate diteve të pushimit.

Erioni e do jetën dhe njerëzit që jane pjesë e saj. Është mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e kanë ndihmuar, përfshi edhe ata që nuk e patën si qëllim por ne fund rezultoi e dobishme. Gjithnjë kritik ndaj vetes.

Kur flet për punën reflekton entuziazëm duke nënvizuar se ka pasur veshtiresi në çaste të caktuara. Sot, ajo pjesë ka kaluar dhe është gati për cdo gje që i sugjeron e ardhmja. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e tij të parë, në IMAlbania.com!

Ke studiuar gazetari?

Jo. Kam studiuar Menaxhim Biznesi. Ai eshte profesioni im.

Si u bere pjese e medias atëhere?

Duke punuar shumë. Kam nisur rrugëtimin në media që prej vitit 2002 në radio apo televizione lokale derisa u bera pjesë e “Top-it” në Korrik 2010 nëpërmjet një audicioni. Kete vit bëj 7 vjet ne këtë kompani mediatike.

Ke do zgjidhje sot midis radios dhe televizionit?

Do I zgjidhja të dyja. Radio ende e ruan magjine e saj për mua. Nga ana tjeter, televizioni kërkon më tepër guxim, ç’ka gjithashtu më pershtatet. Pra te dyja!

 

Si t’u ofrua pozicioni I prezantuesit te lajmeve?

Me ardhjen e Sokol Ballës, si Drejtor i Informacionit m’u dha mundesia për të berë një prove në studion e lajmeve, e cila u pelqye dhe u miratua edhe nga drejtuesit e Top Channel.

Kush ishte më i emocionuari në lidhje me këtë?

Padyshim familjaret e mi, te cilët duke parë angazhimin tim dhe këmbënguljen e vazhdueshme për të arritur atë që doja, e panë si përmbushje të meritës.

Cili ka qënë momenti me i sikletshem në punën tënde?

Edicioni i parë informativ që drejtova. Më datën 9 korrik 2016. Nuk kisha bërë provë të përgjithshme dhe isha i pushtuar nga ankthi. Por shkoj si duhej dhe ashtu si unë doja.

Po momenti më i bukur gjatë lajmeve?

Çdo edicion është një i tillë. Mbështetja që marr nga stafi që punon me mua gjithashtu.

Meqë jemi tek stafi, cilët janë personat më të afërt për ty në Top Channel?

Une bashkëpunoj me një staf të mrekullueshem dhe I jam mirënjohës çdokujt. Nuk mund te lë pa permendur edhe drejtuesit e TCH të cilet me kanë ofruar mbeshtetjen që prej ditës së parë që kam shkelur në atë televizion.

Si është rutina e Erionit gjatë një dite pune?

Mundohem t’i qendroj larg rutines. Të vetmet gjëra te përsëritshme në punën time janë oraret e edicioneve. Çdo gjë tjetër ndyshon çdo ditë.

Çmendim ke për rrjetet sociale? Nuk je shume I pranishem aty…

(Qesh) Është e vertete, dhe me kritikojne shpesh për ketë. Unë nuk ndaj momentet e mia pasi askush nuk do e perjetonte një situate në të njëjten formë si une që jam pjesë e saj.

A beson në Zot?!

Patjeter! Është zëri I ndergjegjes sime.

Cili është pasioni yt më I madh?

Jeta – ajo është edhe dhurata më e bukur, që na jepet vetem një herë.

Çfarë do I thoje të rinjve që synojnë median?

Mirë se erdhët në vendin ku përmirësohesh falë konkurrencës së madhe. Për këtë duhet të lexoni shumë, të punoni pa u lodhur dhe të jini të duruar, shumë të duruar!

EKSKLUZIVE e IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia!