‘Mbyllja’ e emisionit ‘Shqip’ në Top Channel, që është transmetuar për 10 vjet rresht në ekranet shqiptare, është padyshim lajmi televiziv më i bujshëm i këtij sezoni. Mesa duket Rudina Xhunga, moderatorja e emisionit, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga emisioni i saj, me ose pa Top Channel në krah.
Xhunga është parë së fundmi në ambientet e Vizion Plus dhe mendohet se do ta transferojë atje traditën 10-vjeçare të Shqip. Gazetarja duhet të jetë revoltuar për vendimin e papritur dhe zëvendësimin e kohës së saj televizive nga Ledion Liço.
Qysh prej bërjes së lajmit publik, Rudina ka postuar në Facebook të gjitha portalet që e kanë trajtuar temën e largimit të saj, mbase në formë ‘proteste’ apo për të ‘matur’ mbështetjen e audiencës, që realisht ishte e konsiderueshme.
Marre nga Shqiptarja