Rusia bllokon Dailymotion

Rusia ka bllokuar përgjithmonë Dailymotion, shërbimi i videove online në pronësi të Vivendi.
Sipas Billboard dhe Hollywood Reporter, ky veprim pason ankesat e përsëritura nga Gazprom Media se portali përmbante materiale televizive pa të drejtat autoriale. Edhe pse një pjesë e përmbajtjes u fshi pas vendimeve të gjykatës gjatë vitit 2016, materiale të tjera ajo vazhduan të ishin pjesë e portalit.

Së fundmi, Gjykata e Moskës vendosi të ndalojë Dailymotion për arsye se në mënyrë të përsëritur shkeli ligjin rus për të drejtën e autorit në pronësi të Pyatnitsa, një nga kanalet televizive të Gazprom Media.

Megjithatë, i kontaktuar nga Vedomosti, një përfaqësues i Dailymotion ka thënë se kompania nuk ka marrë asnjë ankesë nga autoriteti i të drejtave të autorit në lidhje me shkeljen e të drejtës së autorit dhe po planifikojnë një takim me autoritetin rus për të gjetur një zgjidhje situatës.

KOMENTO