Russia Today vjen me versionin frengjisht të televizionit

Një version në gjuhën frenge do të vijë së shpejti për stacionin televiziv RT (Russia Today) duke debutuar në muajin Dhjetor.
Duke cituar Radio Classique, Satellifax raporton se kanali do të ketë një buxhet vjetor prej 20 milionë € dhe 100 të punësuar, gjysma e të cilëve do të jenë gazetarë vendas.
Ajo shton se kanali do të jetë në dispozicion pa pagesë.
RT France, e cila aktualisht operon me anë të një faqe wbi, ka një buxhet aktual prej rreth 1 milion €, do të marri godinën e re në Boulogne-Billancourt e cila është pajisur me dy studio.
Planet nga RT për të nisur një version frëngjisht  doli në dritë në gusht 2014.
Megjithatë, kjo pritje e gjatë erdhi për shkak të mungesës së fondeve.

loading...

KOMENTO