Ju kemi treguar muaj më parë ekskluzivisht për frekuencën në të cilen do të transmetojë Agon Channel Italia, si dhe ditë më parë për përfshirjen e mundshme të Belen Rodriguez në programacionin e tij. Por ky nuk është i vetmi emër i famshëm që do të mund të shohim në televizionin e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.
Sipas burimit të TVBlog, një nga fytyrat që do të jetë një nga protagonistet e Agon Channel It mund të jetë Sabrina Ferilli. Aktorja e njohur romane, mund të bëhet pjesë e ekipit që në këtë periudhë është duke u formuar, për fillimin e aktivitetit në Itali të Agon Channel, nisja e transmetimeve të të cilit parashikohet për datën 1 Nëntor, me një festë të madhe. Pikërisht në këto orë është duke u zhvilluar një mbrëmje negociatash midis aktores dhe drejtuesve të kanalit me seli në Tiranë.
Drejtuesit e Agon Italia janë duke menduar t’i besojnë Sabrina Ferilli-it hapësirën e pasdites të kanalit, një program i fokusuar tek informimi dhe argëtimi, që mund të bëhet një nga konkurrentët e mundshëm të programeve Vita in diretta në RAI 1 dhe Pomeriggio 5 në Canale 5 (Mediaset).