Duke filluar nga 16 Shtatori, çdo të martë ora 21.00 në ekranin e Vizion Plus vjen nje tjeter serial i suksesshëm nga Shonda Rhimes, Scandal me aktore protagoniste Kerry Washington. Seriali i ri do të zëvendesojë “Shërbyeset e Djallëzuar”, që sonte mbyll sezonin e dytë.

Scandal është një serial televiziv amerikan, thriller politik me protagosnite Kerry Washington. Krijuar nga Shonda Rhimes, është transmetuar në ABC më 5 prill, 2012. Personazhi i Keri Uashingtonit, Olivia Popi bazohet pjesërisht në zëdhënësen për shtyp të ish-administratës së Xhorxh H.W. Bush Xhudi Smith, e cila shërben si bashkë producente. Ngjarjet e serialit zhvillohen në Uashington, D.C. dhe fokusohen në firmën e menaxhimit të krizave të Olivias, “Olivia Pope & Associates”, të stafit të saj, si edhe të stafit në Shtëpinë e Bardhë.

Olivia Pope (Keri Uashington) është një ish-drejtoreshë e Komunikimeve për presidentin e Shteteve të Bashkuara, e cila është larguar për të krijuar firmën e saj të menaxhimit të krizave, “Olivia Pope & Associates”. Olivia ka vendosur t’ia kushtojë jetën e saj mbrojtjes së imazheve publikë të elitës së kombit, por zbulon se sado që të mundohet, s’mund të lërë pas pjesë të të shkuarës së saj.

Stafi i “Olivia Pope & Associates” përfshin Herison Rajtin

(Kolumbus Short), një ndërmjetës gjyqesh i mprehtë dhe i;

Ebi Uilen (Derbi Stençfild), hetuesi i firmës; Hak (Guilermo Diaz), një kaher me një të shkuar në CIA; dhe një rekrute të re, Kuin Perkins (Keti Loues), një avokate e re me një sekret.

Një tjetër ish-punonjës i firmës “Pope and Associates” ka qenë miku i ngushtë i Popit, Stefen Finç (Henri Ian Kusik), një detektiv i sjellshëm që s’e ka kufizuar kurrë lirinë e tij.  Kusik, i njohur sidomos për rolin e tij në serialin amerikan “Lost”, largohet nga seriali pas një sezoni.

Sezoni 1: 2012

Sezoni i parë i serialit prezanton Olivia Popin dhe anëtarët e ndryshëm të firmës së saj, si edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara Fitzxherald Grant (Toni Golduin) dhe Sajrus Bin (Xhef Peri), shefin e stafit të tij. Sezoni i parë fokusohet në jetët e anëtarëve të ekipit, te marrëdhënia e Olivias me presidentin (ish-punëdhënësin e saj), dhe misteri që lidh përfshirjen e Amanda Tenerin (Liza Ueili) me Shtëpinë e Bardhë, midis çështjeve të tjera që ka zgjidhur ekipi.

KOMENTO