Krijuesi i ‘Life’ dhe ‘Crisis’ Rand Ravich, sjell një tjetër serial i cili për nga tematika është po aq i ngjashëm me produksionet e tjera të realizuara nga autori.
Vrarë gjatë një grabitje në shtëpinë e djalit të tij, Jimmy zgjohet në trupin e një njeriu tjetër, por pavarësisht jetës së re që i ofrohet, ai do të vazhdojë të përsëris të njëjtat gabime si në të shkuarën…
Bazuar në filmin e vitit 2014 me regji të Susanne Bier, seriali ndërthur aventurën, aksionin dhe teknologjinë me dilemën morale që përfshin të gjithë ata me të cilët Pritchard “i ri” vihet në kontakt, dhe sfidon vazhdimisht spektatorin me pyetjen: sikur të të jepej një shans i dytë, do të silleshe ndryshe nga më parë? Do të bëje të njëjtat zgjedhje, do të vendosje një rregull prioriteteve të tua?
Sezoni i parë i Second Chance, e përbërë nga 11 episode, do të përqëndrohet pikërisht tek këto pyetje.