E ndërsa e anulloi para pak javësh vetëm me 2 sezone, Netflix do të sjelli një episod final 2-orësh për serialin popular të Sense 8.
Lajmin e ka dhënë këtë të enjte Lana Wachowski, bashkrijuesja e serialit ka njoftuar gjithashtu se episodi final do të realizohet më 2018.
“Është kënaqësi e madhe për stafin dhe Netflix t’ju njoftojmë se do të ketë edhe dy orë të tjera të cilat do të transmetohen vitin e ardhshëm”, shkruan ajo në njoftimin e shpërndarë për fansat në rrjetet sociale./IMA/