Nje tjeter serial historik pritet te “pushtoje” teleshikuesit para ekranit. Kete radhe behet fjale per nje serial historik i cili do tregoje jeten e nje nga sulltaneve me te rendesishem te Perandorise Osmane, sulltan Mehmeti i II-te apo sic njihet edhe ndryshe si Fatih Sultan Mehmed (Pushtuesi Sulltan Mehmet).
Seriali do trasmetohet kete sezon te ri televiziv ne ekranin e kanalit turk Kanal D. Seriali pritet te nise trasmetimin e tij gjate muajit tetor.
Kenan Imirzalioglu apo sic e njohim ne si Ezel, do jete aktori kryesor qe do luaje ne rolin e sulltan Mehmetit. Kasti i aktoreve do jete i mbushur plot me aktore te njohur qe do i sigurojne ketij seriali nje vemendje shume te vecante. Ky serial eshte nje prodhim i kompanise O3 Medya, nga e njejta kompani qe realizoi edhe serialin Vatanim Sensin.
Deri me tani jane zbuluar disa emra nga aktoret qe do interpretojne role te ndryshme ne serial. Ne po ju prezantojme me disa prej tyre:
Çetin Tekindor, do jete shoqeruesi i Kenan Imirzalioglu per gjate gjithe serialit. Aktori i njohur per ne si Xhelal ne serialin Icerde, kete here do interpretoje ne rolin e nje pashai. Ai do luaje ne rolin e Xhandarli Halil pashait nje nga veziret kryesore te P.Osmane gjate sundimit te sulltan Mehmetit.
Ertan Saban, eshte nje tjeter emer qe i eshte shtuar se fundim kastit te aktoreve per serialin “Fatih”. Aktori me origjine nga Maqedonia qe e kemi pare te luaje ne serialin “Lugina e Ujqerve”, kete radhe do interpretoje rolin e mbretit romak Konstandin.
Metin Akpinar, eshte nje tjeter aktor turk qe i eshte bashkuar kastes se aktoreve. Metin Akpinar do luaje ne rolin e mendimtarit Akshemesedin. Ai do jete mesuesi kryesor i sulltan Mehmetit dhe qendron shume prane tij. Pert kete arsye do kete edhe nje rivalitet me vezirin Xhandarli Halil pashain.
Sevinc Mese, Miss Turqia e vitit 2013 do jete pjese e kastit te aktoreve te ketij seriali. Roli i saj mendohet te jete ai i mbretereshes Teodora, bashkeshortes se mbretit Konstandin.
Roli i saj nuk eshte ende i konfirmuar, por pjesmarrja e saj ne serial eshte e padisktueshme.
Gurkan Uygun |
Altan Erkekli |
Mes shume emrave te tjere aktoresh, permenden edhe emrat e aktoreve Gurkan Uygun qe mendohet te interpretoje ne rolin e Delibash, Altan Erkekli ne rolin e Muslihidin.
Willma Elles |
Mes kaq shume aktoresh meshkuj, permenden edhe emrat e dy aktoreve femra qe pritet te luajne ne serial, si Willma Elles dhe Funda Eryigit. Funden e kemi pare ne serialet si: Karadayi, Mbreteresha e Nates, Poyraz Karayel etj. Rolet e aktoreve nuk janeende te konfirmuara.
Funda Eryigit