Sikur të mos mjaftonte pornografia e vënë në dispozicion online, tashmë do të kemi edhe Sex Tape, reality ku konkurentët filmohen ndërsa bëjnë seks.
Me kalimin e viteve kemi parë formate të panumërta të zhanrit reality që kanë për qëllim vëzhgimin e jetës reale të pjesëmarrësve dhe mbi të gjitha ridimensionimin e saj në kuadrine një spektakli për publikun. Nga reality për botën e gatimit, për atë të familjeve të personazheve të famshëm she shumë të tjera, ka një pafundësi zgjedhjesh.
Tashmë, ka ardhur koha që vëmendja e kamerave të fokusohet në një nga temat më trend të internetit: seksi!
Po, e lexuat mirë, sipas Cinemablend është duke u përgatitur Sex Tape, reality show ku tre çifte të ndryshme filmohen në çdo moment të përditëshmërisë për gjatë një jave, nga ku telespektatori do mund të shikojë gjithçka rreth jetës së tyre në çift, pa kursyer edhe raportet e tyre intime në 360°.
Produksioni i reality i është besuar Entertainment One, i njohur për produksionin e serialit The Walking Dead.
Pas një jave në vëzhgimin e telekamerave, çiftet kokurruese do të shohin të gjithë sëbashku në prezencën edhe të ekspertëve. Praktikisht, konkurrentët do të shohin njëri-tjetrin se si bëjnë seks në praninë edhe të një publiku. Një situatë jo pak e sikletshme!