Sezoni i 16-të i BIG BROTHER në gjysmë të rrugës së tij drejt fundit

Ndjekësit dhe fansat e Big Brother-it kanë përjetuar një javë plot surpriza dhe të papritura që e mbushën shtëpinë, e vëzhguar për herë të parë këtë sezon nga 94 kamera HD, në dyshime dhe premtime të thyera.

Reality shoë i CBS këtë verë ka patur një sukses për sa i përket shikueshmërisë, por suksesi nuk ndalet vetëvetiu këtu. Dukë lënë me një anë faktin se banori që të gjithe prisnin që të shkëlqente këtë sezon, nuk ia doli as të fitonte zemrat e publikut, gjithçka tjetër në sezonin e 16-të është kritikuar vakët.

Frankie Grande, vëllai i këngëtares Ariana Grande, që sapo ka lançuar albumin e saj të dytë ‘’My Everything’’, u bë pjesë e kastit të banorëve të këtij sezoni të Big Brother, duke vendosur që t’i mbajë çdo gjë nga jeta e tij sekret, të gjithë 15 banorëve të tjerë. Frankie me siguri nuk mendoi për publikun në momentin që mori këtë vendim. Dita ditës, mijëra fansa të Big Brother filluan të kritikonin lojën e tij të pisët dhe gënjeshtrat e tij. Për më tepër ai u akuzua dhe për falsitet dhe sjellje të shtirur, për të mos prishur marrëdhëniet me asnjë banor. Gjithsesi, për Frankie ishte e pamundur që çdo gjë të dilte perfekte. Kur ai u ndje i kërcënuar dhe një objektiv për shumë nga banorët që kishin marrë lojën në duart e tyre dhe kontrollonin gjithçka… sikur të gjitha lëvizjet e tij të pamenduara të mos mjaftonin, Frankie vendos të lëshojë bombën mbi 9 banorët e mbetur në lojë gati 2 javë përpara kësaj ditë. Cody, Derrick, Caleb ndjejnë një lloj thyerje besimi te Frankie dhe janë të bindur që nuk mund t’i besojnë më, nga ana tjetër; Nicole, Christine, Victoria, Donny nuk duket se kanë një problem shumë të madh me faktin që Frankie kishtë mbajtur të fshehur jetën e tij jashtë shtëpisë. Më i zhgënjyeri nga të gjithë ishte ‘’shoku më i ngushtë’’ i Frankie në shtëpinë e vëzhguar, pikërisht Zach që la shtëpinë vetëm një javë pas ndodhive. Bashkë me të u largua edhe Nicole vetëm që më pas të rikthehej përsëri në shtëpi, si pjesë e një surprize që iu bë banorëve.

cbs-big-brother-16-header-twitter

Donny, i preferuari i publikut, ishte viktima më e fundit e eleminimit këtë sezon. Në shtëpi akoma kanë ngelur perversi nga Kentucky, Caleb, bjondet Christine dhe Nicole, Cody, polici Derrick, parazitja Victoria dhe së fundi i urryeri i publikut por i preferuari i produksionit, Frankie. Nuk dihet akoma se si historia për pjesën e mbetur të sezonit do të shkruhet, por deri atëherë do të jetë një kohë e gjatë, pasi CBS njoftoi se sezoni i 16-të i Big Brother do të mbarojë në 24 Shtator, duke e bërë këtë sezon një nga më të gjatët në historinë e këtij reality shoë në SHBA. Julie Chen vazhdon të jetë prezantuesja që nga sezoni i parë. Big Brother rikthehet sërish këtë të dielë dhe javën tjetër në ditën e mërkurë dhe të enjtë.

IMA / Florion Peni

loading...

KOMENTO