Një incident i rëndë është shënuar pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike”. Përballja mes artistëve këtë herë nuk ka mjaftuar vetëm në votime që duket se vë përballë përgjegjësisë kolegët, por sherri ka degraduar deri në konflikt fizik mes dy kantautorët e njohur Flori Mumajesi dhe Stine. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur.
Stine i ka dhene Florit 26 pike ndersa ky i fundit me pak. Kjo e ka acaruar Stinen dhe eshte konfliktuar me Mumajesin. Burimet thonë se Stine e ka gjuajtur me shishe ne koke dhe Mumajesi ka shkuar ne spital. Reperi Stresi ka nderhyre per ti ndare. Ne vendngjarje kane mberritur dhe forcat e policise.
Marrë nga Lapsi