Moderatorja e njohur e ekranit Rudina Magjistari shpeshherë poston foto të vajzës së saj të cilën e quajnë Mia, por gjithmonë duke ruajtur intimitetin e të voglës duke mos i treguar fytyrën. Por në një postim të bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Rudina na prezanton pak më shumë të voglën e saj Mia, e cila është rritur shumë. Në një kombinim interesant në veshje, Mia të bën për vete edhe pse nëpërmjet fotos.
“Dielli im, duke ndjekur maun”- shkruan moderatorja bashkangjitur fotos.