Ndërsa mendohej se gjithçka po shkonte më në fund mirë, procesi i digjitalizimit mesaduket përsëri do të ketë çalesat e veta. I parashikuar fillimisht të niste në muajin Maj 2016, faza e parë e digjitalizimit u shty për të nisur në muajin Shtator-Tetor, ku në Tetor të gjitha transmetimet analoge do të fikeshin për rrethet e Tiranës dhe Durrësit, për ti lënë vendin plotësisht transmetimeve digjitale.
IMAlbania.com është interesuar rreth mbylljes së fazës së parë të digjitalizimit, e cila tashmë mund të quhet e dështuar, përsa i përket afatit të parashikuar. Kjo, për shkak se Radio Televizioni Publik Shqiptar nuk ka arritur të mbarojë investimin e vet për instalimin e rrjeteve të transmetimit në kohë duke e shtyrë fazën e parë të digjitalizimit deri në muajin Dhjetor.
Edhe pse ka një afat të caktuar të digjitalizimit, AMA në bazën e vet ligjore nuk mundet të kërkojë të dhëna apo të ndërhyjë në procesin e digjitalizimit në RTSH, pasi të dy janë insistitucione që raportojnë pranë Kuvendit.
Faza e ndërmjetme e procesit, e cila konsiston në transmetimet në të dyja formatet si analoge dhe digjitale do të jetë në muajin Dhjetor, ndërsa në Janar 2017, Tirana dhe Durrësi nuk do të ketë transmetime analoge duke siguruar kështu që afro 60% e popullatës të jetë me sinjal digjitall. Deri në pranverë 2017, pritet që për Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë të fiket sinjali digjital duke mbuluar 80% të popullatës në të gjithë vendin.
Copyright IMAlbania.com