Është shtyrë data e regjistrimi për Eutelsat TV Awards që fton transmetuesit satelitor për t’u bërë pjesë e eventit për të fituar një nga statujat e çmimeve televizive që kompania e njohur satelitore ndan çdo vit.
Një juri ndërkombëtare e përbërë nga ekspertë të medias do të ndajnë çmime për televizionet që transmetojnë nëpërmjet satelitëve të Eutelsat për kategoritë: Children’s, Cinema, Culture/Documentaries, Fiction/General Entertainment, Lifestyle, Music, News, Sports, si dhe një çmim special për Programin më të Mirë.
Regjistrimi për aplikuesit do të mbyllet në datë 25 Korrik 2016 dhe mund të bëhet në faqen e internetit Eutelsat TV Awards.
Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Milano, në datë 25 Nëntor 2016, në ambjentet e Palazzo del Ghiaccio.
Lista e kandidaturave përzgjidhet nga një panel ekspertësh të pavarur të medias, të cilët në bazë të njohurive për kanalet dhe pas shqyrtimit të materialit të dërguar nga transmetuesit dhe programeve live, caktojnë 3 kandidatura për çdo kategori çmimi bazuar në kriterin e cilësisë dhe origjinalitetin e produksioneve të prezantuara nga televizionet pjesëmarrëse.
Kujtojmë që Shqipëria ka qenë pjesë e The Eutelsat TV Awards me dy platformat televizive shqiptare Digitalb dhe Tring në edicionet e kaluara dhe pritet që ti bashkohen edhe këtë vit garës.