Koreografi dhe balerini italian Simone Pigliacelli, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar nga spektakli Dancing With The Stars, këtë herë do ta shohim të vallëzojë në spektaklin “Dance With Me”.
Simone i është bashkuar trupës së balerinëve të televizionit Klan si dhe 14 konkurrentëve të DWM. Nuk dihet përse balerini ka vendosur të ndërrojë spektakël këtë vit duke iu drejtuar formatit konkurent të “Dancing…”, apo nëse ka qenë nje vendim produksionit për të mos e patur më në cast ose oferta më e mire e Dance With Me. Megjithatë jemi të gjithë kuriozë të shohim se me cilin çift vipash do të performojë ai këtë javë, në natën e tretë të DWM. Vitin e kaluar përveçse balerin, Simone ka qenë edhe koreografi i programit “Dancing With The Stars”.