Mbas deklaratës “bombë” që këngëtarja Besiana Mehmedi ka lëshuar në skenën e Fest 53 kundrejt drejtorit artistik maestro Shpëtim Saraçi, duket se konflikti nuk është mbyllur vetëm me mos realizimin e provës gjenerale për çiftin e këngëtarëve.
Besjana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, pjesëmarrës në festival me këngën “Kështejellë”, janë penalizuar me përjashtimin e tyre nga prova gjenerale për shkak të vonesës duke u paraqitur në natën finale gjithsesi. Ka ndodhur një konflikt mes mastro Saraçit dhe këngëtares Besjana Mehmedi që ka çuar në mos përfshirjen e tyre në prova si të gjithë këngëtarët e tjerë. InfoMedia Albania u interesua për më shumë detaje duke kontaktuar me këngëtaren Besjana për të mësuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur realisht në prapaskenë.
Ja se si i është përgjigjur ajo pyetjes mbi reagimin e saj të papritur në skenën e festivalit:
“Na kanë lajmëruar për hedhjen e shorteut në orën 9 e 30 e ne jemi vonuar paksa. Realiteti ishte që dje na kishin lajmeruar për provë në ora 11:00, ndërkohë që drejtori artistik Shpëtim Saraçi kishte zhvendosur provën më herët. Për këtë nuk na ka lajmëruar asnjeri. Shortin e ka hedhur dikush tjetër për ne, edhe pse provat kanë qënë paralajmëruar në ora 11:00. Mesazhin e kam të ruajtur ende – thotë Besiana.
Megjithate çifti eshte paraqitur ne prova edhe pse me vonese duke u përballur drejtëpërdrejtë me drejtorin artistik Shpetim Saraçi. Ja si ka reaguar ai kundrejtë dy këngetarëve sipas Besianës:
“Kur u paraqitëm, duke qënë se ishim të parët në radhë, artistë me numra të tjerë kishin kaluar para nesh provën gjenerale. Në një moment i’u afrova Shpëtimit dhe i thashë: Maestro a ka mundësi një provë? Përgjigja e tijë ishte jo nuk ka mundësi!. Në atë moment i thashë, kjo është provë gjenerale nuk mund të dalim pa provë”. “Mos dilni” – është përgjigjur maestro Saraçi.
Biseda ka vazhduar me fjalet e Besianes e cila ka fajësuar asistenten e maestros për mos lajmërimin në kohë të ndryshimit të orarit por reagimi i Saraçit ka arritur në fyerje e të bërtitura kundrejtë këngëtares duke i ftuar ata të dalin përjashtë.
Megjithëse çifti nuk realizoi proven gjenerale ka vendosur te mos e braktis festivalin dhe te kendoje ne respekt të publikut dhe jurise që vendosi t’i çojë ata në finale. Pas reagimit indinjues të këngëtares kundrejt maestro Saraçit direkt pas përfundimit të interpretimit të këngës në natën finale, koflikti është përkeqësuar akoma edhe më shumë.
“U menduam gjatë bashkë me Shkodranin dhe vendosëm të respektojmë publikun të këndojmë këngën tonë”. Por pasi dolëm në backstage, Marjan Deda, i dërguar nga Shpëtim Saraçi na ka kërcënuar verbalisht dhe fizikisht në prezencën e shumë artistëve… Edhe pse ishim të përgatitur për një skualifikim të mundshëm, sado që kjo mund të ketë ndikuar në uljen e pikëve nga juria, e cila na la në vend të katërt, e rëndësishme është që të sillet në vend dinjiteti artistik. Më vjen keq të them se z. Shpëtim Saraçi këtë festival e ka shëndërruar në monarki, ku artistët mund të fyhen deri në nivelin më të ulët” – ka deklaruar Besiana për faqen tonë.
Por ne nuk jemi mjaftuar vetëm me përgjigjen e njerës palë. Kemi kontaktuar edhe maestro Shpetim Saraçi i cili nuk ka pranuar të prononcohet për sa kanë deklaruar çifti Mehmedi dhe Tolaj. E vetmja përgjigje që kemi marrë nga ai ka qënë:
“Përgjigjen zyrtare të duartrokitur nga punliku e morët mbremë”