Operatori gjerman pay-TV, Sky Deutschland ka hapur zyrtarisht qendrën e e transmetimit të sportit dhe qendrën e prodhimit të brendshëm kanalit Sky Sport HQ më 27 korrik 2017.
Në ndërtesën e vendosur pranë zyrave qendrore korporative të Sky Deutschland në Unterföhring pranë Mynihut, transmetuesi do të prodhojë gamën e plotë të programeve sportive: sportet e drejtpërdrejta në pay-TV, kanali I lajmeve sportive pa pagesë Sky Sport News HD, portali i ri sportiv Skysport.de dhe mediat sociale.
Sky Deutschland do të krijojë rreth 90 vende të reja pune në fushat e prodhimit të studios duke investuar një shumë prej miliona euro.
Ndërtesa e cila u konvertua në 10 muaj, dikur ishte shtëpia e studiove televizive RIVA që u hapën në vitet 1960 dhe u përdorën nga transmetuesit publikë Bayerischer Rundfunk dhe ZDF.
Qendra e re shtrihet në një sipërfaqe totale prej 4.600 metra katrorë ku vetëm 1.700 metra katrorë, janë përdorur për katër studio.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj, në pritje të fëmijës së parë bashkë!
Lajme të gëzuara për çiftin e dashur të publikut, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët pritet të bëhen prindër...