Sky Sport Plus HD, nga 19 gushti 2014, futbolli europian në platformën Sky Italia!

Nga 19 gushti Sky Italia propozon një risi: Sky Sports Plus HD, në kanalin 204. Në këtë kanal do të gjej hapësirë ​​spektakli i futbollit evropian, nga Champions League tek ndeshjet më të bukura kualifikuese të kombëtareve për Euro 2016.  Për të shijuar spektaklin e Sky Sport Plus HD nuk do të ketë shpenzime shtesë për të gjithë abonentët e paketës Sky Sport.

Sky Sport Plus HD do të jetë kanali i parë në Itali që do të transmetoje të gjitha eventet në cilësine ‘Super HD’, që mundëson një definicion më të lartë akoma më të qartë dhe të përsosur, siç është përjetuar gjatë Kupës së Botës në Brazil.

Sky Sport Plus HD do të ofrojë gjithashtu programe të veçanta, me mundësinë për të përjetuar historite dhe ndeshjet më emocionuese që kanë shënuar vitet e futbollit evropian.

Takimi i parë i drejtëperdrejtë do të jetë me play off-in e Champions League i programuar për në datën 19 dhe il 20 gusht.

Sky Sport Plus HD do të mund të ndiqet edhe në platformën streaming Sky Go.

Më poshtë renditja e re e vendosjes së kanaleve, pas shtimit të kanalit të ri:

200: Sky Sport24 HD
201: Sky Sport 1 HD
202: Sky Sport 2 HD
203: Sky Sport 3 HD
204: Sky Sport Plus HD
205: Sky Supercalcio HD
206: Fox Sports HD
207: Sky Sport F1 HD
208: Sky Sport MotoGP HD

loading...

KOMENTO