Sondazhi i IPR Marketing: Ora News televizioni i tretë më i ndjekur

Ora News renditet televizioni i tretë më i shikuar në rang kombëtar nga qytetarët shqiptarë. Ora News renditet gjithashtu dhe televizoni i tretë sa i takon besueshmërisë tek publiku.

Të dhënat vinë nga sondazhi i IPR Marketing që u publikua mbrëmjen e sotme në emisionin Tonight Ilva Tare, i pari sondazh mbi tregun mediatik.

Monitorimi është bërë përgjatë katër muajve, prill-korrik 2017.

Kampioni: Janë pyetur 2000 persona përmes telefonatave.

Publikimi i sondazhit minutë pas minute

Sipas vlerësimit të sondazhit të IPR Marketing

-Në Shqipëri Ora News renditet televizioni i tretë

-Në qarkun e Durrësit Ora News është televizioni i parë, në qarkun e Tiranës është i dyti më i ndjekur

-Përsa i përket burrave (63%) Ora News është televizioni i tretë, ndërsa përsa i përket grave (75%) është televizioni i dytë

-Ora News TV shihet nga 63% e të rinjve, 75% e njerëzve të moshës 35-54 vjeç dhe 84% nga njerëzit mbi 54 vjeç

-Për sa i përket të rinjve, Ora News TV është televizioni i tretë, për njerëzit e moshës 35-54 vjeç Ora News është televizioni i dytë dhe për njerëzit mbi 54 vjeç Ora News është televizioni i dytë me të njëjtën përqindje si Top Channel.

Pyetjes së drejtuar për televizionet “Ju e gjykoni të besueshëm apo jo…?82% vlerësojnë Top Channel, 79% TV Klan dhe i treti renditet Ora News me 76%.

Pyetjes “Sipas jush Ora News i trajton në mënyrë të paanshme/të thellë..? Për temat politike, 74% e të anketuarve janë përgjigjur po, 60% për sportin, 57% për kronikat dhe 50% për çështjet ekonomike.

Të pyetur rreth drejtuesve televizë të Ora News, nëse i njohin dhe cili është mendimi i tyre për ta, 79% e të anketuarve janë shprehur se njohin drejtuesin e Tonight, gazetaren Ilva Tare dhe ndërsa drejtuesin e Arena, Dritan Hila e njohin 45%.

Të pyetur lidhur me programet e transmetuara në Ora News. “Gjatë muajit të fundit ju keni ndjekur qoftë edhe rastësisht..? Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen..? 67% e të anketuarve janë shprehur se kanë ndjekur Tonight dhe 92% janë shprehur se ju pëlqen. Emisionin Arena e kanë ndjekur 32% dhe 84% e të pyeturve kanë thënë se ju pëlqen.

Sa i takon analistëve të Ora News. Pyetjes “I njeh..? Cili është mendimi juaj për..? Në vend të parë si më i njohuri renditet Henri Çili, pas tij Artur Zheji, Dritan Hila, Anila Basha dhe Lorenc Vangjeli ndajnë të njëjtën përqindje njohje e me rradhë. Sa i takon mendimit për analistët, 85% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Erli Muratin, 82% për Jonida Godolen, 80% për Ben Andonin, Aleksandër Çipa dhe Ervis Iljazaj kanë të njëjtën pëlqyeshmeri në publik.

Të pyetur mbi pikat e forta të TV Ora News, 24% vlerësojnë programet, 19% zotësinë për të mbuluar ngjarjet më të rëndësishme, 18% informacionin e përkujdesur, 15% të qënit objektiv, 5% profesionalitetin e bashkëpunëtorëve, 2% njohjen për merita, 17% janë përgjigjur “Nuk e di”.

Pyetjes “Shihni në mënyrë të vazhdueshme televizion?”88% e të anketuarve i janë përgjigjur: Po çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.

Të pyetur nëse  Në muajin e fundit ju ka ndodhur të shihni qoftë dhe rastësisht…?Anketuesit janë përgjigjur. 83% kanë parë TV Klan, 80% Top Channel, 77% Ora News, 72% Vizion Plus,63% TVSH,  60% News 24, 57% ABC News dhe 50% Report TV. 

Antonio Notto: Është e hera e parë në Shqipëri që kryhet ky sondazh

Sikurse ju e dini nuk kemi frikë apo merak për të bërë sondazhe politike, merreni me mend sa frike mund të kemi të bëjmë sondazhe për televizionet.Është e hera e parë në Shqipëri që kryhet ky sondazh. Në këtë mënyrë mund të kemi një ide të rëndësië, peshës jo betëm të televizioneve por dhe programeve dhe drejtuesve të programeve.

Antonio Notto shtoi më tej se: Kampioni përfaqësues është përfaqësues i të gjithë popullsisë shqiptare, nga qendrat urbane në fshatra. Popullsia është ndarë sipas gjinisë, moshës dhe vendbanimit.E njëjta metodologji si ajo e zgjedhjeve.

Notto: Për çdo televizion, kemi kërkuar nivelin e njohjes dhe nivelin e besueshmërisë. U kemi bërë të njëjtat pyetje. Në metodologjinë e tv nuk ekziston një renditje e saktë. U jap një renditje të rastësishme. Është një metodologji që përdoret për të mos ndikuar tek teleshikuesit. Është metoda e rotacionit.

Artur Zheji: Meqë shqiptarët shohin shumë televizione kanë besim tek televizionet. Unë besoj se është e kundërta. Ata shohin disa stacione për të certifikuar informacionin që marrin.

loading...

KOMENTO