Sonte nis “Summer Fest 2014” në Top Channel

Sonte nis “Summer Fest”, spektakli veror i muzikës moderne, që vjen në ekranin e “Top Channel” për të tretin vit radhazi.

Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Luana Vjollcës, eventi më i ndjekur i sezonit të verës sjell këngëtarët më të njohur e më të dashur të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diasporës, për të na dhuruar një verë fantastike.

“Summer Fest”, projekt i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”, që vjen me mbështetjen mediatike të “Top Channel”, “Digitalb” dhe “Top Albania Radio”, edhe këtë edicion vjen me risi dhe shumë argëtim.

Këngë, kërcim, modë dhe sigurisht shumë humor. Për ata, që i ka marrë malli për Portokallinë, është koha për t’u çmallur. Aktorët e trupës më të famshme të humorit do të jenë pjesë e turneut shtatëjavor.

Pjesë e pandashme e spektaklit më të famshëm veror do të jenë dhe balerinët e trupës së baletit të “Top Channel”, të cilët do të elektrizojnë skenat e çdo qyteti.

Tashmë është gjithçka gati. “Summer Fest” do t’ua bëjë më të bukura muajt e nxehtë të verës…

Rikthehet Summer Fest

 

Summer Fest rikthehet me turneun e tij veror. Rrugëtimin e nis nga Tirana, mbrëmjen e së premtes, tek Piramida. Përpos performancave të këngëtarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, humorit me aktorët e Portokallisë, Trupës së baletit të Top Channel, cirkut, edhe me një sërë risish në këtë edicion të ri.

Ledia Liku, producente ekzekutive Summer Fest: Me Tiranën nis edicioni i tretë i Summer Fest për të vazhduar më pas me Prishtinën, me Pogradecin, me Strugën, me Vlorën, me Sarandën dhe për ta përmbyllur me Durrësin. Në këtë edicon, ndryshe nga edicionet e tjera kemi elementë të rinj që është Dance Zone, një konkurs kërcimesh break dance, free style dhe dup step. Do të ketë edhe një konkurim mes modelesh. Ne kemi patur dy vitet e kaluara modele të pranishme, ndërkohë që këtë vit do të konkurojnë për të fituar një cmim nga një kompani ndërkombëtare.

Prezantues Ledion Lico dhe Luana Vjollca.

Luana Vjollca, prezantuese Summer Fest: Besoj tashmë të gjithë e dinë komportimin tim me Ledionin sepse u bënë disa vite. Kishim njëlloj feeling me  njëri-tjetrin. Të paktën batutat na shkojnë e na vijnë me njëri-tjetrin edhe në jetën e përditëshme. Mezi po pres që të lëviz jashtë Tiranës, të themi. Pogradeci vjet më ka mbetur në mendje. Gjithë energjia pozitive që të transmetonin aq shumë njerëz që të duartrokasin sapo ngjitesh në skenë, është ndjenja më e mirë për një njeri që ngjitet në skenë. Jam shumë e lumtur që presin kështu edhe gjithë artistët që ne ftojmë. Kudo që kemi shkuar na kanë pritur shumë mirë dhe jam e bindur që e njëjta gjë do të ndodhë edhe në dy vendet që sivjet janë për herë të parë, Prishtinë dhe Strugë.

Sa i përket këngëtarëve, jo vetëm emra të afirmuar të muzikës shqiptare, por edhe talente të reja nga të treja e edicionet e The Voice of Albania.

Ledia Liku, producente ekzekutive Summer Fest: Artistë të rinj që do të përformojnë këngë të tyre, sepse shumica e artistëve kanë nxjerrë këngë të tyre, por edhe cover-a.

Pjesë e Summer Fest janë edhe panairet me produkte tradicionale vendase dhe të kompanive që i jane bashkëngjitur projektit. Një nisme e re në këtë edicion të tretë është ajo humanitare. Në çdo qytet ku do të shkojë Summer Fest, një stende e panairit do të jetë në dispozicion të personave që duan të dhurojnë gjak.

Summer Fest mundësohet nga Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha, me mbështetjen e Bashkisë së Tiran 

/ Top Channel

KOMENTO