Sot në mbrëmje në ekranin e Top Channel, starton emisioni investigativ Fiks Fare. Edicioni i 12 i këtij emisioni vjen me risi. Formati i emisionit nuk ka ndryshuar, por do të ketë surpriza për teleshikuesit. Prej 12 vjetesh Fiks Fare, ruan audiencën maksimiale të publikut, duhe krijuar një diferencë të madhe edhe me emisione të tjera të ngjashme, të cilat edhe pse tentojnë të rivalizojnë nuk kanë mundur kurrë të jenë në cilesinë dhe lartesinë e tij.
Këtë edicion nuk do jenë me Petrula dhe Viola velinat e Fiksit në 4 sezone, të cilat do zëvendesohen nga dy bukuroshe e tjera Dorisa Kacorri dhe Gea Braha.
Një maskot pritet të shpaloset në emision si një risi e këtij sezoni.
Fiksi sipas drejtuesve të këtij emisioni do vazhdojë formatin investigativ dhe social, duke denoncuar dhe gjurmuar hallet dhe problemet e qytetarëve. Sonte në mbrëmje në 20 e 10 Fiksi nis maratonën e tij në ekranin e Top Channel.
Burimi | CityFM