“İstanbul Kırmızısı” i përshtatur në shqip si Stambolli i Kuq, kështu titullohet filmi më i ri nga kinemtografia turke nën drejtimin e Ferzan Ozpetek i cili ka mbledhur së bashku disa nga aktorët më të mirë turk, si Halit Ergenç mjaft i njohur për rolin e tij në “Sulltanin e Madhërishëm”, Tuba Büyüküstün e njohur gjithashtu si Elifi tek “Diamante dhe Dashuri”, Mehmet Günsür dhe Nejat İşler.
Kompania e produksionit ditën e sotme ka shfaqur në rrjetet sociale edhe trailer-in e filmit i cili do të shfaqet në kinema duke filluar nga 3 Marsi 2017. Prodhimi do të flasi mbi historinë e Orhan (Halit Ergenç) i cili rikthehet për disa ditë në Stamboll pas shumë vitesh largese, ai aty gjen dashurinë kur takon Neval (Tuba Büyüküstün).