Star Trek: Zbuloni datën e premierës

Le të fillojë count down-i! Tashmë më në fund Star Trek: Discovery, seriali i shumëpritur por edhe i shtyrë mjaft shpesh njëkohësisht ka marrë datën e tij të debutimit në ekran.

Seriali do të shfaqi premierën e vet në primetime më 24 Shtator në CBS. Ndërkohë në të njejtën ditë në shërbimin streaming të kanalit. të gjithë mund të aksesojnë dy epsodet e para të serialit. Pas kësaj të diele. premiera do të shfaqet në fillim para ekranit.

Ky sezon i serialit do të jetë i ndarë në dy pjesë. 8 episodet e para do të startojnë në 24 Shtator ndërsa pjesa e dytë do të ketë premierën në një datë të pacaktuar në 2018.

 

loading...

KOMENTO