Star Wars Rebels: video e trailer-it të plotë!

Siç kishin premtuar, me rastin e Star Wars Day, produksioni Lucasfilm ka publikuar trailer-in e plotë të StarWars Rebels, serial i animuar që do të transmetohet këtë vjeshtë në kanalin Disney XD. Protagonistët e serialit janë grupi i heronjëve: Sabine, Kanan, HERA, Ezdra, Zeb dhe Chopper. Në trailer shohim disa skena, ku dallojmë edhe anijen Ghost që është duke u ndjekur nga TIE Fighter, të renë Ezdra që është duke parë njërin prej tyre, trupat shkatërrimtare, në një luftë në gravitet zero mes protagonistëve dhe pushtuesve.

Prodhuar nga Lucasfilm Animation, Star Wars:Rebels do të debutojë me një episod special prej një orë në Disney Channel, dhe më pas do të transmetohet në vjeshtë si një serial i Disney XD në të gjithë botën. Në cast-in e zërava të personazheve gjejmë David OyelowoFreddie Prinze Jr.Vanessa MarshallTaylor Gray dhe Steven Jay Blum.

loading...

KOMENTO