Starcard Videofesti Muzikor 2014, ja cilet jane Fituesit!

Ka mbyllur siparin mbremjen e sotme edicioni i dymbedhjete i çmimeve Starcard Videofesti Muzikor 2014. Kete viti ngjarja e zhvillua ne qytetin e Gjakoves dhe u transmetua direkt ne RTV21 dhe Vizion Plus. Kane dominuar me nga tre cmime respektivisht Leonora Jakupi dhe kengetarja e re Era Istrefi. Videospoti me i Mire u vleresua “Vajza e kojshisë”, qe rrembeu edhe çmimet Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave, Video Spoti më i mirë i zhanrit baladë. Mani Për Money fitoi çmimin Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist, E dehun si Video Spoti me Styling më të mirë.

Me poshte mund te lexoni emrat e fituesve

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve

Offchestra, Pune Ska

Videospoti më i mirë në bashkëpunim

Real 1, dj Blunt dhe Dafina Zeqiri, Vec me t’pas ty

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve

Ghetto Geasy, E Nxonme

Video Spoti më i mirë i zhanrit POP

Alban Skenderaj ft. Dr. Mic, Mrekullia e 8

Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock/Alternative

Shpat Deda, Përgjithmonë.

Video Spoti me Regjinë më të mirë

Dafina Zeqiri, Time Out.

Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist

Era Istrefi, Mani Për Money

Video Spoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop

Ledri Vula, 100 Probleme

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave

Leonora Jakupi -Vajza e kojshisë

Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop Folk

Skivi feat. Mimoza Shkodra & Nora Istrefi, Na.

Video Spoti më i mirë në konkurrëncën RnB

Dafina Zeqiri, Hajde ma knej

Video Spoti me Styling më të mirë

Era Istrefi ft. Mixey, E dehun

Çmimi special për kontributin e dhënë për muzikën shqiptare

Anita Take

Video Spoti më i mirë i zhanrit baladë

Leonora Jakupi, Vajza e kojshisë

Video Spoti më i mirë në kategorinë Dance

Adrian Gaxha & Floriani feat. Skivi, Welcome to Prishtina.

Video Spoti më i mirë duet

Tuna ft. Cozman, Fenix

Video Spoti me Performancën më të mirë

Era Istrefi ft. Mixey, E dehun.

Video Spoti më i mirë

Leonora Jakupi, Vajza e kojshisë.

KOMENTO